Policia kanadeze heton raportet për të shtëna në konsullatën amerikane në Toronto

Amerika

Policia kanadeze heton raportet për të shtëna në konsullatën amerikane në Toronto

Më: 10 mars 2026 Në ora: 15:49
Foto ilustrim

Policia kanadeze tha se po i heton raportet për të shtëna me armë në konsullatën amerikane në Toronto.

“Janë gjetur prova për një të shtënë me armë zjarri”, postoi Operacionet e Policisë së Torontos në X të marten, raporton BBC.

Nuk janë raportuar të lënduar dhe nuk është identifikuar asnjë i dyshuar, shton deklarata e policisë.

Kjo vjen ndërsa policia norvegjeze heton një shpërthim që ndodhi jashtë ambasadës amerikane në Oslo të dielën.

Zyrtarët atje po kërkojnë një të dyshuar i cili besojnë se mund ta ketë vendosur pajisjen e improvizuar në një akt të mundshëm terrorizmi.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat