A është pranë fundi i luftës? Trump: Po shqyrtoj mundësinë e zvogëlimit të operacionit në Iran

Amerika

A është pranë fundi i luftës? Trump: Po shqyrtoj mundësinë e zvogëlimit të operacionit në Iran

Më: 21 mars 2026 Në ora: 08:44
Donald Trump

Donald Trump ka deklaruar se Shtetet e Bashkuara janë shumë pranë arritjes së objektivave të tyre strategjikë në konfliktin me Iranin, duke lënë të kuptohet se mund të nisë një fazë e re me reduktim të pranisë ushtarake në rajon.

Në një postim të gjatë në platformën Truth Social, Trump theksoi se administrata amerikane po shqyrton zvogëlimin e “përpjekjeve masive ushtarake në Lindjen e Mesme kundër regjimit terrorist të Iranit”.

Ai renditi pesë objektiva kryesorë që, sipas tij, janë drejt përmbushjes:

-Degradimi i plotë i aftësive raketore të Iranit dhe sistemeve të tyre të shpërndarjes

-Shkatërrimi i industrisë mbrojtëse iraniane

-Eliminimi i forcave detare dhe ajrore, përfshirë sistemet kundërajrore

-Parandalimi absolut i zhvillimit të armëve bërthamore nga Irani

-Mbrojtja e aleatëve të SHBA në rajon, përfshirë Izraelin, Arabinë Saudite, Katarin, Emiratet e Bashkuara Arabe, Bahreinin dhe Kuvajtin

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat