Tani po dëgjojmë reagime nga disa republikanë që e kanë njohur ose kanë punuar ngushtë me Bondin ndër vite, shkruan BBC.
Senatorja nga Virxhinia Perëndimore, Shelley Moore Capito, shkroi në X duke e falënderuar Bondin “për shërbimin e saj të përkushtuar ndaj vendit”.
“Gjatë mandatit të saj, ajo tregoi përkushtim për të mbajtur komunitetet tona të sigurta dhe për të luftuar krizën e drogës, e cila ka prekur thellë Virxhininë Perëndimore”, tha ajo, duke shtuar edhe urimet për Todd Blanche.
“Pres me padurim të bashkëpunojmë dhe i uroj më të mirat në këtë përgjegjësi të re.”
Ndërkohë, senatori nga Florida, Rick Scott, e quajti Bondin “një mike të shkëlqyer dhe një nga avokatet më të mira që kam takuar ndonjëherë”.
Ai shtoi se “ajo ka bërë një punë të jashtëzakonshme” si prokurore e përgjithshme e Floridës dhe “ka qenë një prokurore e përgjithshme e SHBA-së e shkëlqyer”.