Trumpi thotë se “jemi në negociata të nxehta” mbi luftën në Iran

Amerika

Trumpi thotë se “jemi në negociata të nxehta” mbi luftën në Iran

Më: 7 prill 2026 Në ora: 22:40
Donald Trump

Presidenti Donald Trump tha se Shtetet e Bashkuara janë në “negociata të nxehta” mbi luftën me Iranin, duke refuzuar të japë detaje mbi bisedimet.

“Nuk mund t’ju them, sepse tani jemi në negociata të nxehta”, tha Trump për “Fox News” në një intervistë të shkurtër telefonike kur u pyet se si ndihet për bisedimet, raporton CNN.

Trump tha se do të informohej plotësisht mbi armëpushimin dy-javor të propozuar nga kryeministri pakistanez Shehbaz Sharif – për të cilin Shtëpia e Bardhë i tha CNN më herët të martën se “do të vijë një përgjigje”.

“Mund ta them këtë – se e njoh shumë mirë. Ai është një njeri shumë i respektuar, kudo”, tha Trump për Fox, duke iu referuar kryeministrit pakistanez.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat