Vance: ShBA me dy mundësi për Iranin, negociata ose rifillim i operacioneve ushtarake

Amerika

Vance: ShBA me dy mundësi për Iranin, negociata ose rifillim i operacioneve ushtarake

Më: 19 maj 2026 Në ora: 23:42
JD Vance

Zëvendëspresidenti JD Vance ka folur lidhur me Iranin, duke thënë se janë dy rrugë që mund të ndjekin.

Sipas tij, e para është negociatat dhe opsioni i dytë është rifillimi i operacioneve ushtarake.

“Ne mendojmë se iranianët duan të arrijnë një marrëveshje”, u shpreh ai.

Ai gjithashtu foli edhe për mundësinë e rifillimit të operacioneve ushtarake, raporton Sky News.

“Ekziston një opsion B, dhe opsioni B është që ne mund të rifillojmë fushatën ushtarake

“Kjo nuk është ajo që dëshiron presidenti. Dhe nuk mendoj se është ajo që duan as iranianët”, shtoi ai.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat