Donald Trump po shqyrton kufizimin e eksporteve të naftës, synohet ulja e çmimeve në SHBA

Amerika

Donald Trump po shqyrton kufizimin e eksporteve të naftës, synohet ulja e çmimeve në SHBA

Më: 30 shtator 2026 Në ora: 09:02
Donald Trump

Presidenti amerikan Donald Trump po shqyrton mundësinë e kufizimit të eksporteve amerikane të naftës, në një përpjekje për të rritur furnizimin me karburant në tregun vendas dhe për të frenuar rritjen e çmimeve.

Çështja është bërë pjesë e diskutimeve në Shtëpinë e Bardhë, ku sipas “Financial Times”, presidentit amerikan i janë paraqitur disa alternativa për ndërhyrje. Megjithatë, deri tani nuk është marrë asnjë vendim përfundimtar.

Sipas të dhënave të raportuara, çmimi i naftës në SHBA ka arritur në 6.53 dollarë për gallon, më shumë se 70% mbi nivelet e regjistruara përpara luftës me Iranin.

Në favor të një ndërhyrjeje janë shprehur disa republikanë, mes tyre senatori i Iowa-s, Chuck Grassley. Mbështetësit e kësaj mase shqetësohen veçanërisht për ndikimin e rritjes së çmimeve te fermerët dhe kompanitë e transportit.

Në anën tjetër, kompanitë e mëdha të naftës janë kundër një ndalimi apo kufizimi të eksporteve.

Sipas raportimeve, kundër kësaj mase janë shprehur gjithashtu sekretari amerikan i Energjisë, Chris Wright, sekretari i Brendshëm, Doug Burgum, dhe sekretari i Thesarit, Scott Bessent.

Një nga shqetësimet kryesore të administratës lidhet me mundësinë që kufizimi i eksporteve të sjellë pasoja të kundërta në disa rajone të SHBA-së. Zonat që varen më shumë nga karburantet e importuara mund të përballen me rritje të mëtejshme të çmimeve nëse furnizimet ndërkombëtare kufizohen.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat