Uashington: Shqiptarët protestuan para Shtëpisë së Bardhë, kundër Qeverisë Rama dhe ndërhyrjes të Xhorxh Sorosit në Shqipëri

Amerika

Uashington: Shqiptarët protestuan para Shtëpisë së Bardhë, kundër Qeverisë Rama dhe ndërhyrjes të Xhorxh Sorosit në Shqipëri

Nga: Beqir SINA - New York City Më: 8 korrik 2019 Në ora: 16:00
Pamje nga protesta

Protesta u mbajt të Dielën, 7 Korrik 2019, në orën 12.00 të mesdrekës para Shtëpisë së Bardhë në Ëashington .D.C.ku një grup Shqiptarësh përfaqësues shoqatash dhe organizatsh - veprimtar të komunitetit shqiptar në Amerikë - thanë se po protestonin kundër instalimit të diktaturës dhe shtetit monist në Shqipëri.

Kështu komuniteti shqiptar në Amerikë për dy orë zhvilloi një protestë kundër asaj që protestuesit e quajtën, instalimi i diktaturës dhe shtetit monist në Shqipëri, për të cilën akuzojnë si autor, manjatin George Soros.

Ata kanë protestuar me parullat në gjuhën angleze : “Jo Shqipëri Sorosiane! Të bashkuar për një qëllim: Shqipërinë si gjithë Europa! Ndërsa janë degjuar edhe thirrjet "Rama ik".

Image

Po ashtu nëpërmjet thirrjeve protestuesit I kërkuanë Presidentit Donald Trump, simbas tyre “të shpëtojë Shqipërinë nga nga George Soros dhe spiralja e frikshme e kaosit ku është futur, ne do të tubojmë per të kërkuar dhe njëherë lidershipin e Presidentit te SHBA për Shqipërinë”.

Por gjatë protestës, shqiptarët e Amerikës i kanë treguar edhe një herë presidentit Trump, dhe kësaj administrate nëpërmjet një pankarte të madhë, se çfarë deklaronte për të kryeministri i Shqipërisë Edi Rama gjatë fushatës presidenciale në SHBA, në vitin 2016 :

"Trump, është turpi i civilizimit tonë", ishtepankarta më e madhe para Shtëpisë së Bardhë që I referohëj ndër të tjera një deklerate të Kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama gjatë një interviste për CNN, në fushatën për president të SHBA, ish kandidatit që u bë president Donald Trump.

Image

Ervis Zholi,I cili kishte udhëtuar së bashku me një grup shqiptarësh nga Michigani tha se: Në 2019 po krijohet një komunizëm, ne do quhemi për agjitacione e propagandë, u dha vullneti për të dalë dhe për të dhënë një mesazh. Në emër të kombit mos lejojmë një politikë shqiptare që të kapë gjithë pushtet. Ne u ngritën në emër të shqiptarëve për të pasur zgjedhje të lira dhe demokratike, të largohet Sorosi që po kthen një komunizëm.

Ndërsa analisti Ilir Demalia, tha në një lidhje me skype për RTV Ora se do të përpilohet edhe një peticion.

Image

Ilir Demalia tha se : "Protesta ishte për ti bërë të ditur presidentit Trump, senatit, kongresit dhe Departamentit të Shtetit ku do të përpilohet edhe një peticion për lidhje me korrupsionin galopant që ndodhet nga qeveria shqiptare. Marrëdhëniet e saj me krimin e organizuar, trafiqet e drogës dhe lidhje e kësaj kaste politike me Xhorxh Sorosin, i cili është edhe nismëtari i reformës në drejtësi".

“Nuk jemi pjesë e ndonjë organizate, as e ndonjë partie. Thjesht jemi shqiptarë që na interesojnë të drejtat dhe liritë e popullit tonë, të cilat janë të mohuara nga qeveria aktuale, që është e kapur nga krimi, nga korrupsioni,” thotë Vera Matoshi nga Nju Jorku.

Image

Protestuesit mbanin në duar pankarta kundër miliarderit George Soros, që ata thanë se po destabilizon një vend të NATO-s, siç është Shqipëria.

“Ai po ndërhyn në çdo cep. Sipas informacioneve, ka hedhur shumë lekë në reformën në drejtësi, në një reformë që po dështon. Po shikojmë njerëz që po kualifikohen, disa prej të cilëve edhe nuk e meritojnë të kualifikohen,” tha Ervis Zholi, veprimtar i komunitetit shqiptar nga Miçigan.

Ndërkohë, simbas thirrjeve dhe parrullave thuhej se një Parti e vetme, ajo socialiste, me Kryeministrin Edi Rama është ajo që ka uzurpuar të gjithë institucionet, përfshirë dhe Drejtësinë.

Protestuesit duke ptotestuar në mënyrë paqësore i bënë thirrje dhe kërkuan nga kjo Administrat dhe Presidentit Trump, simbas tyre që të mos lejojë segmente të Fondacionit Soros që të rikthejë komunizmin në Shqipëri!

Kjo protestë e cila ka në fokusin e saj denoncimin e pushtetit absolut, korrupsionit, vjedhjes së votave, mungesën e Lirive dhe të Drejtave Njerëzore, thanë protestuesit ka si qëllim të ngrisë sado pak vëmendjen e Uashingtontonit për krizën politike në Shqipëri ku opozita ka më se gjashtë muaj që po proteston.

Po ashtu Protestuesit me anë të kësaj proteste shpresojnë që presidentit Donald Trump është i vetmi ai që mund ta shpëtojë Shqipërinë nga spiralja e frikshme e kaosit ku është futur, prandaj thanë protestuesit jemi këtu për të kërkuar dhe njëherë lidershipin e Presidentit te SHBA për Shqipërinë.

Protesta thanë organizatorët, ishte e shigjetuar kundër rregjimit të cilin ata e quajtën vazhdimisht me thirrje dhe intevista si rregjimin neo komunist, qe po instalohet sot ne Shqiperi, “ Një qeveri dhe një kryeministër që nuk po pyesin me , as për Kushtetute, as për president as për opozite dhe as për popullin e saj që I ka braktisur, po ti referohemi zgjedhjeve të fundit, ku 85 përqind e shqiptareve I thanë jo kësaj qeverie”.

Protesta ishte kundra oligarkise dhe pushtetit krimit ne Shqiperi kundra Soros dhe u zgjodh kësah here të mbahet përpara Shtëpisë së Bardhë me moton :

“Ti kërkojmë Presidentit Trump të mos lejojë segmente të Fondacionit Soros të rikthejë komunizmin në Shqipëri!”

Në këtë protest u tha se : “Shqiptarët e Amerikës me shqetësim të thellë janë ngritur per situatën e ngjarjeve në Shqipëri, duke marrë në konsideratë përgjegjësinë qe diaspora shqiptare ka për atdheun e familjet që jetojnë në Shqipëri, duke vlerësuar si të patjetërsueshme lidhjen e fortë mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës, dhe popullit shqiptar, të karakterizuar nga ndihma e sinqertë të SHBA në rastet më të vështira të kombit tonë .

Me besimin se angazhimi ynë si shqiptarë te Amerikës dhe Presidentit Trump si President i vendit më mik i popullit tonë, mund të arrijë të shpëtojë Shqipërinë nga spiralja e frikshme e kaosit ku është futur, ne do të jemi per të kërkuar dhe njëherë lidershipin e Presidentit te SHBA për Shqipërinë”.

Në fund protestuesit thane se “Sot është koha të angazhohemi e të kthejmë vëmendjen te atdheu ynë. Sot është momenti për te qenë të gjithë bashkë si shqiptarë, si bashkëkombas pranë shqiptarëve në Shqipëri që shpëtimin mund ta gjejnë vetëm te SHBA. Shqipëria nuk mund të rikthehet në komunizëm prej synimeve të errëta të fondacioneve të huaja që kërkojnë me social komunistët e Tiranës me në krye Kryeministri Edi Rama kan ozurpuar demokracinë dhe lirinë mbi shqiptarët duke vendosur pronësinë mbi atdheun që ekziston prej gjakut të të parëve tanë.”

Protesta u mbyll me lutjet e Shqiptarve:

Zoti e bekoftë Amerikën, zoti e bekoftë Shqipërinë!”

Protesta e shqiptarëve para Shtëpisë së Bardhë, reagon Meta: Përkrahja e tyre më shumëfishoi forcat, ndaj si President…

Presidenti i vendit, Ilir Meta ka shprehur sot mirënjohjen e tij per te gjithë ata shqiptarë qe dje te mbledhur bashke protestuan në Uashington DC para Shtëpisë së Bardhë, duke i kerkuar presidentit Trump te mos lejoje Soros te destabilizoje nje vend te NATO-s, si eshte Shqiperia.

Me nje shenim ne faqen e tij ne FB, Meta shkruan se “Përkrahja e tyre më shumëfishoi forcat, ndaj si President i Republikës kam besim tek komuniteti i ndershëm shqiptaro-amerikan, për të mbrojtur dhe forcuar së bashku këtë aleancë strategjike!”

Postimi i Metës

Mirënjohje të gjithë shqiptarëve të mbledhur dje në Uashington DC para Shtëpisë së Bardhë, të cilët lanë punët e tyre dhe i bashkoi shqetësimi për të ardhmen e Shqipërise, duke konfirmuar aleancën e pathyeshme të kombit tonë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës??.

Përkrahja e tyre më shumëfishoi forcat, ndaj si President i Republikës kam besim tek komuniteti i ndershëm shqiptaro-amerikan, për të mbrojtur dhe forcuar së bashku këtë aleancë strategjike!

Shqiptarët qëndrojnë të fortë dhe të vendosur, jo për të marrë një vizë amerikane, por për të mbrojtur idealet amerikane të lirisë dhe dinjitetit njerëzor, që janë jo vetëm idealet e SHBA, por edhe të qytetërimit botëror ku ne bëjmë pjesë.

Shqipëria nuk do të kthehet kurrë më në “one-party state”!

Ne jemi anëtarë të NATO-s dhe në zemër të kësaj Aleance është DEMOKRACIA!

Zoti e bekoftë Shqipërinë!

God bless America!

God bless Albanian-American friendship!

Protesta

Dje shqiptaret e Amerikes protestuan para Shtepise se Bardhe kundër qeverisë së Kryeministrit Edi Rama dhe asaj që ata e quajnë ndërhyrje e miliarderit George Soros në punët e Shqipërisë.

Ata iu drejtuan Presidentit amerikan Donald Trump me lutjen që të tregojë vemendje për atë që po ndodh në Shqipëri.

Grupet e shqiptaro-amerikanëve të mbledhur të dielën përpara Shtëpisë së Bardhë për të protestuar, i thanë Zërit të Amerikës se ishin njoftuar përmes rrjeteve sociale për tubimin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat