Këshilli Shqiptaro-Amerikan, Kryetari Dauti, takon Mathew Palmer

Amerika

Këshilli Shqiptaro-Amerikan, Kryetari Dauti, takon Mathew Palmer

Nga: Beqir Sina Më: 26 shtator 2019 Në ora: 15:42
Këshilli Shqiptaro-Amerikan, Kryetari Dauti, takon Mathew Palmer

NEW YORK CITY : Z.Haxhi Dauti kryetar i Keshillit Shqiptaro -Amerikan takoi dje Mathew Palmer, të dërguarin e Donald Trump për Ballkanin Perëndimor. Një takim rasti ky, i zhvilluar jashtë ndërtesës së Kombeve të Bashkuara në Nju Jork.

Para se të takohej me , z.Palmer themeluesi dhe kryetari i Këshillit Shqiptaro - Amerikan z.Haxhi Dauti, i shkruajti një letër Departamentit të Shtetit, Ambasadorit Philip Reeker, dhe, Mathew Palmer, të dërguarit të Presidentit Donald Trump për Ballkanin Perëndimor.

Matthew Palmer, në përgjigjen që i ktheu, Z.Haxhi Dauti Kryetar i Këshillit Shqiptaro-Amerikan, ku flitej për Kosovën, tha se :

“Amerika do të mbështesë gjithmon Kosovën për Integrimin e saj në Bashkimin Evropian. Liderët politik të Kosovës duhet të orientohen drejt dialogut me Serbinë”.

Ndërkohë, dje në mesdrek, në një takim rasti i zhvilluar jashtë ndërtesës së Kombeve të Bashkuara në Nju Jork, ku po zhvillon sesionin e 74-të, Asambleja e Përgjithëshme e Kombeve të Bashkuara, në bised me zotin Palmer, shqetësimi i z.Dauti, ishte për çështjen e Kosovës, e cila ishte dhe kryefjala e bisedës, por, ai shfrytezoje kete rast per te permendur dhe mos anashkaluar situatën politike në Shqipëri dhe Maqedoni.

Mbas, një përshëndetje, dhe faleminderimit për korespodencën rreth letrës për cështjen e Kosovës, dy javë më parë, duke folur për çështjen e Kosovës, z. Dauti, i kujtojë z. Palmer çështjen e personave të zhdukur në Kosovë, atë të tre vëllezërve Bytyqi, dhe Grave të perdhunuara, gjatë luftës në Kosovë, si dhe foli për çështjen më të debatueshme deri tani, atë të mos prekjes së kufinjëve të Kosovës.

Në “sitën” e bisedës z.Dauti, kaloi edhe situata politike në Shqipëri, të cilën ai e përshkroi si shumë të acaruar, dhe, sugjerojë një zgjidhje, qe simbas Dautit, është ajo se si mund t’i ndihmojë asaj Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, : “ Presidenti, duke qenë mbi palët - ka shumë mundësi për të bërë opozitën dhe pozitën të gjejnë “gjuhën e përbashkët”, tha Dauti.

Mathew Palmer, i dërguari i Presidentit Donald Trump për Ballkanin Perëndimor, tha se ishte gjithnji kënaqësi t’u përgjigjem ! çështjen e Kosovës, tha ai e kemi parë, ashtu si t’u pergjigja, edhe në lëtrën e dërguar dy javë më parë : “ Ndërsa, në Shqipëri, do jemi më aktiv dhe shpresoj të gjendet gjuh e përbashkët.”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat