Reagim i Akedemisë së Shkencave dhe Arteve Shqiptaro-Amerikane kundër "Mini Schengen"-it - Bota Sot
Reagim i Akedemisë së Shkencave dhe Arteve Shqiptaro-Amerikane kundër "Mini Schengen"-it

Amerika

Reagim i Akedemisë së Shkencave dhe Arteve Shqiptaro-Amerikane kundër "Mini Schengen"-it

Nga: B.S Më: 22 dhjetor 2019 Në ora: 20:46
Logo e ASHASHA

Kryetari i Akademisë së Shkencave dhe Arteve Shqiptaro-Amerikane në Nju Jork,Tiranë,Prishtinë, Shkup,Akademik Prof.Dr.Skendër Kodra,Ph.D; Bordi  si dhe Senati akademik,reagon  ashpër kundër marrëzisë së "Mini Schengeen"-it,me takimin e djeshëm  në Tiranë.

Gjendje tragjike e popullatës  shqiptare e pas termetit ,ku Qeveria e Edvin Kristaq Ramës, duhej të  mirrej  në vazhdimësi  më tragjedinë dhe pasojat e termetit ai mirret  dhe hapë plagë të reja  në dëmë të Kosovës.

Ideja antihistorike e "Mini Schengen"- it nuk ka lidhje me baashkëpunimin mes popujve,por është një formë e dalë boje e Sërbisë së Madhe.

Kjo  ide fashizoide  është antihistorike dhe antishqiptare që e plasuan Aleksandër Vuqiçi,Zoran Zajev dhe Edvin Kristaq  Rama.

Ata Platformën e nxorrën  prej  bërllogut të  plehrave të ASHAS- Serbe(ANUS-it Serb).

Serbia Millosheviqjane bëri luftë disa vjeçare në Bosnje dhe Hercegovinë, Kroaci  dhe Kosovë .

"Fitorja "  e Sërbisë ishte ishte shfarosja e popullsisë së pafajshme boshnjake,kroate dhe shqiptare ...Dhe falë sakrificës së boshnjakëve,kroatëve, shqiptarëve lufta u fitua me gjak dhe më ndihmën e amerikanve  dhe forcave të NATO-së.

Shqiptarët i kanë aleatet e tyre  në ish YU (kroatet dhe boshnjakët)dhe ata  duhen të bëjnë pjesë në Projektin e Schengeni-it Evropian  me  aleatët dhe jo në Projektet  që udhëhiqen nga ish shefi i informacionit të kryekriminelit serb  Sllobodan Millosheviqit.

Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuqiçi është varrëmihësi i shqiptarëve dhe sovranitetit të Kosovës.

I bëjmë thirrje publike  premierit  shqiptar zt.Edvin Kristaq Rama,që të heqë dorë nga marrëzitë antikombëtare ,nga Kosova dhe "Mini Shengeni".

Të gjithë shqiptarët duhet të protestojnë për këtë Projekt anti-kombëtar, që e  "anulon" Pavarësinë e Kosovës  dhe vendos që shqiptarët e Shqipërisë , Maqedonisë së Veriut  dhe Malit të Zi në gjendje varësie nga vetë Serbia.

Kjo nuk është e ardhmja e shqiptarëve ,por e shkuara tragjike ,

kundër ringjalljës së të cilës duhët të veprojmë të organizuar 15 milion shqiptar të organizuar rreth flamurit të përbashkët shqiptar.

"Mini Shengeni " është akti i fundit i likuidimit të biznesit të mesëm në favor të oligarkëve të importit dhe rritjes së largimit eventual të shqiptarëve në emigracion.

Ky akt margjinalizon pozitat ekonomike të Republikës së Kosovës

në rajonin Ilirik duke e vendosur Kosovën praktikish nën embargo ekonomike dhe duke anashkaluar çdo përpjekje të kastës politike  për shkembin teritorësh ,por tani më një formulë të re. 

Akademia e Skencave i  lutë të gjithë shqiptarët që të reagojnë për  rreziqët  që i kanosën ekonomisë dhe politikës  shqiptare  nga këto projekte fashizoide që shkojnë në favor të Serbisë post millosheviqiane.

Edvin Kristaq Rama  nuk e njeh dhe ndjenë targjedinë kombëtare, është argati me i keq i së keqës  gjithë kombëtare.

Drejtori për mardhënie me publikun në AAAS(ASHASHA)

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat