Shoqata Atdhetare Kraja në New York - zgjodhi Kryesinë e Këshillin e ri të shoqatës

Amerika

Shoqata Atdhetare Kraja në New York - zgjodhi Kryesinë e Këshillin e ri të shoqatës

Nga: B.S Më: 13 shkurt 2020 Në ora: 16:21
Foto

Me datën 3 Shkurt 2020 Shoqata Kraja mbajti mbledhjen e parë pas zgjedhjeve të pergjithshme me ç’rast u formua këshilli dhe kryesia.

Kshilli i ri i Shoqatës Kraja përbëhet nga: Qamil Demiri, Nefail Lubani, Adnan Huti, Lulzim Popi, Safet Doçi, Cafo Boli, Dul Perashi, Nefail Perashi, Bekim Berjashi, Sami Kanaqi, Naim Haxhimurati, Musa Ardolli, Hamid Alaj, Naim Husiqi, Agim Cana, Shaban Subashi, Kujtim Duraku, Safet Mustafa, Ahmet Vela dhe Shuqo Braca.

Kryetari Mirsad Kovaçi pasi preshendeti të pranishmit i urojë kshillit të ri punë të mbarë dhe i falenderoj për kontributin që japin per Shoqaten Kraja

Kryetari Kovaçi i propozoj kshillit të ri kandidatët e posteve të kryesisë si dhe bartjen e pergjegjsive te ndryshme nga kryesia dhe kshilltarët.

Propozimet e kryetarit Kovaçi u miratuan uninamisht nga këshilli permes votës se hapur:

-Ne postin e nënkryetarit të parë rizgjidhet Hysen Kraja. Zoti Kraja poashtu do vazhdoj të drejtojë departmentin për informim dhe media.

-Ne postin e nënkryetarit të dytë zgjidhet Zaim Hajdari. Zoti Hajdari poashtu do të jetë në mbikqyrje të projekteve të ndryshme të Shoqatës si dhe perfaqsues i Shoqatës Kraja ne takime të niveleve të larta.

-Dy postet e sekretarjatit të Shoqatës do vazhdojnë ti mbajnë Ahmet Vela dhe Safet Doçi

-Postin e Arkatarit do ta mbajë Hamid Alaj. Zoti Alaj do të mbikqyrë edhe aplikimin e bursave studentore që do të ja paraqesë kshillit për votim/aprovim.

Pas zgjedhjes se kryesisë së re u diskutu për aktivitetet vjetore të Shoqatës. U vendos që çdo aktivitetet të ket drejtorët perkatës të cilët do ti raportojë kryetarit dhe kshillit mbi ecurin e aktivitetit përkatës.

Aktivitete Humanitare

Shoqata Kraja si gjithmonë në zemer të programit operativ ka bamirsinë dhe aktivitetet humanitare. Vendimet reth aktiviteteve humanitare merren nga këshilli i Shoqatës.

Program vallëzimi për fëmijët dhe festivali "Tradita" 

Programi i Vallzimit për fëmij si dhe organizimi I festivalit “Tradita” do të jetë në mbikqyrjen e Hysen Krajës dhe bashkpuntorve të tij, Musa Ardolli dhe Dul Perashi.

Pikniku tradicional 

-Pikniku tradicional do të jetë nën mbikqyrjen e Safet Doçit Naim Haxhimuratit dhe Shuqo Bracës të cilet do të formojnë grupin e punës për organizimin e këtij eventi tradicional.

Eventet Sportive

Me organizimin e eventve sportive do të merren: Agim Cana, Lulzim Popi, Bekim Berjashi dhe Adnan Huti.

Pikniku në Muriq, Nata e Diasporës ne Ostros dhe aktivitete të tjera në vendlindje - sesioni i pushimeve verore për bashkëvendasit 

Aktivitetet ne vendlindje mbikqyern nga dega e Shoqatës Kraja atje nën udheheqjen e kryetares Medina Cura dhe bashkpuntorve të saj.

Shoqata Kraja falenderon ish kryetarin zotri Dul Perashin për punën dhe kontributin dy vjeçarë në krye të Shoqatës Kraja. Nën lidershipin e zotri Perashit Shoqata Kraja ka pasë ngritje të vazhdueshme dhe suksese të pa para ne historikun e vet.

Lidershipi i ri është zotuar që të gjitha aktivitetet humanitare, kulturore dhe sportive të vazhdojnë me të njëjtin intenzitet dhe përkushtim.

Si gjithmonë një falinderim i veçantë shkonë për komunitetin tonë I cili perkrahë pa rezervë aktivitetet e Shoqatës Kraja dhe ka qenë shtyllë kurrizore e sukseseve tona!

Shoqata Kraja, New York- Shkurt 2020
 

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat