Altmire: Kush më mirë se Biden do ta zëvendësonte proshqiptarizmin e Eliot Engel

Amerika

Altmire: Kush më mirë se Biden do ta zëvendësonte proshqiptarizmin e Eliot Engel

Më: 31 tetor 2020 Në ora: 22:55
Jason Altmire

Kandidati për president të SHBA-ve, Joe Biden, ka një histori të gjatë në fushën e politikës së jashtme të këtij shteti. Madje ai është edhe mbështetës i flaktë i Shqipërisë. Ka marrë pjesë në disa negociata dhe takime të rëndësishme për këtë vend.

Megjithatë, detajet i risolli në vëmendje në studione  Ora News, ish-Kongresmeni i Pensilvanisë, Jason Altmire.

Altmire: Joe Biden ka një histori të mbështetjes sa i përket Bosnje-Herzegovinës në vitet ’90. Ai e mbështeti ndërhyrjen gjithashtu të integritetit territorial dhe europian të rajonit të Ballkanit Perëndimor. Ai ka thënë se do të punojë sa i përket hyrjes në Bashkimin Europian të Shqipërisë. Ai i ka përkrahur shqiptarët në politikën e jashtme.

Në 99-ën. Ka përkrahur ndërhyrjen amerikane për t’i dhënë fund luftës së Kosovës. Ishte lider për ndërhyrjen e presidentit Klinton për linjat ajrore kur u ndërprenë. Ai është proshqiptar. Jo Biden do të punojë edhe më tej për njohjen e ndërsjelltë të Kosovës dhe Serbisë. Do të ndërhyjë për shtyrjen e më shumë reformave në Shqipëri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat