Flet shqiptari hero i Hjustonit: Borxhi i madh që u kemi amerikanëve - Bota Sot
Flet shqiptari hero i Hjustonit: Borxhi i madh që u kemi amerikanëve

Amerika

Flet shqiptari hero i Hjustonit: Borxhi i madh që u kemi amerikanëve

Më: 21 shtator 2017 Në ora: 09:55
Gëzim dhe Raz Halili

Amerika kohët e fundit është tronditur nga disa uragane, që kanë lënë të vdekur shumë persona, dhe kanë shkaktuar shumë dëme materiale.

Shumë persona janë angazhuar që të punojnë vullnetarisht dhe të ndihmojnë të prekurit nga uragani Harvey.

Në mesin e tyre kishte edhe shumë shqiptarë. Dy nga ta janë Gëzim dhe Raz Halili nga Vushtrria. Ata ishin edhe në fokusin e mediave botërore.

Ata u bënë të njohur për guximin që patën për t’u dalë në ndihmë njerëzve gjatë uraganit Harvey, e tani janë shprehur të lumtur që sadopak kanë arritur të ndihmojnë popullin amerikan, pasi kanë dhënë kontribut të madh në Kosovë.

Ai me nje shqipe te mire, edhe pse lindur e rritur ne Amerike tregon se pse iu gjenden ne krah banoreve ne nevoje. “Ne ua kemi nje borxh te madh amerikaneve, na shqiptaret dhe kosovaret per ndihmen e madhe qe kane dhene per pavaresine e Kosoves”- tregon ai.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat