Kur do të marrë fund bota unipolare?

Analiza

Kur do të marrë fund bota unipolare?

Nga: Peter Harris Më: 1 qershor 2019 Në ora: 00:52
Flamuri i SHBA-ve

“Shekulli Amerikan” po perëndon. Të paktën, ky është konsensusi i shumicës së analistëve tëpolitikësndërkombëtare. Pavarësist nëse i`a atribuojnë rënien e SHBA-ve mosfunksionimit tëbrendshëm, apo rritjes së Kinës dhe fuqive të tjera në zhvillim, vëzhguesit priren të bien dakordqë herët a vonë, “momenti unipolar” do t’i hapë rrugë një sistemi ndërkombëtar, të populluar ngamë shumë se sa njësuperfuqi.

Megjithatë, është e paqartë se si do ta mësojmë se kur bota unipolare do të ketë marrë fund. Edhesa kohë do të duhet që një fuqi tjetër globale, të barazojë apo tejkalojë Shtetet e Bashkuara? Ciliështë pragu për shpalljen e unipolaritetit, si diçka që i përket së kaluarës? Shumica e përpjekjeve, për t’u përgjigjur këtyre pyetjeve përfshijnë akordimin e masave ekzistuese të fuqisëkombëtareagregate.

Nga kjo pikëpamje, kuptimi i rënies së SHBA-së është një çështje e parashikimit të momentit, nëtëcilin një konkurrente mund të tejkalojë Amerikën në terma agregate (ekonomike dheushtarake). Por, bota unipolare nuk është vetëm një shumatore e buxheteve relative ushtarake.

Ajo përcaktohet gjithashtu nga një shpërndarje gjeografike e fuqisë dhe ndikimit. Të dyjakëtoshkojnë dorë për dore.

Ushtria dhe ekonomia, mund ta lejojnë SHBA-në të mbështesë angazhimet e mëdha jashtështetit, por nuk është fuqia materiale ajo që i përcakton Shtetet e Bashkuara si hegjemonike. Ajoqë ka rëndësi më shumë se çdo gjë tjetër, është vendosja e jashtme e fuqisë ushtarake dhepolitike tëAmerikës.

Lufta e Ftohtë përfundoi ose në vitin 1989 (kur represioni në Evropën Lindore nisi të lehtësohet) osenë vitin 1991 (kur Bashkimi Sovjetik pushoi tërësisht së ekzistuari). Por çfarë e shkaktoisaktësishtfundin e bipolaritetit? A ishte tërheqja sovjetike nga Evropa Lindore, shembjapërfundimtare e Bashkimit Sovjetik, shpërbërja e Paktit të Varshavës, një ndryshim në qëndrimetdhe prioritetet e liderëve sovjetikë apo rusë, apo diçka tjetër?

Sipas shkencëtarit politik Harrison Vagner bipolariteti nuk u përcaktua kurrë nga ekzistenca e dyshteteve të fuqishme në politikën botërore, as nga madhësia e arsenaleve të tyre bërthamore, dheas nga numri i aleatëve që secili mund të mburrej. Përkundrazi, “tipari dallues i shpërndarjessëpushtetit gjatë Luftës së Ftohtë”, ishte se “një shtet, Bashkimi Sovjetik, zinte në kohë paqejenjëpozitë dominante pranë kontinentit Euroaziatik, një pozicion që në të kaluarën ka qenë nëgjendjeta arrijër vetëm pas një serie fitoresh ushtarake”.

Me fjalë të tjera, bipolariteti gjatë Luftës së Ftohtë ka qenë një kusht gjeopolitik – një betejë e vazhdueshme e zhvilluar nga blloku perëndimor, për t’u mbrojtur ndaj dominimit tëpërgjithshëmsovjetik të disa hapësirave gjeografike, veçanërisht në Evropë dhe Azinë Lindore. Epokae bipolaritetit përfundoi, kur transformimet e brendshme brenda Bashkimit Sovjetik, nënkuptoninse Moska nuk përbënte më kërcënim për sigurinë e këtyre rajoneve. Fundi i bipolaritetit nukkërkonterënien e plotë të Bashkimit Sovjetik, madje as zvogëlimin e konsiderueshëm të fuqisësë tij materiale.

Gjithçka që kërkohej, ishte një rikonfigurim i interesave dhe ndikimit, në një mënyrë të tillë qëgaragjeopolitike mbi Euroazinë, u zëvendësua nga një grup i ndryshëm ndërveprimeshndërkombëtare.
Çfarë do të thotë kjo për unipolaritetin të kaluarën, të tashmen dhe të ardhmen e tij? Së pari, nësebipolariteti i epokës së Luftës së Ftohtë, u karakterizua nga një garë për epërsi në Evropëdhe nëAzinë Lindore, atëherë rezulton se unipolariteti është gjithashtu një grup rrethanashgjeopolitike.

Ai përcaktohet nga pozita e favorshme gjeostrategjike, e trashëguar nga Shtetet e Bashkuara nëfund të Luftës së Ftohtë: në një gati-hegjemoni në Evropë dhe Azinë Lindore. Thënë thjesht, SHBA-ja zësot një pozicion gjeopolitik të ngjashëm me atë që gëzonte Bashkimi Sovjetik nëvitin 1945.

Në Evropë, aleanca e drejtuar nga SHBA-ja shtrihet nga Atlantiku në Gjirin e Finlandës dheDetin e Zi. Në Azi, Shtetet e Bashkuara krenohen me një varg aleancash dhe partnerëshinformalë, që e rrethojnë gati tërësisht sfidantin e vet kryesore gjeopolitik, Kinën.

Nëse bipolariteti, përcaktohet nga një garë e vazhdueshme mbi kontrollin e kontinentitEuroaziatik, momenti unipolar diktohet nga mungesa relative e rivaliteteve gjeopolitike aktive.

Sigurisht, kjo është mënyra se si u duket bota unipolare rivalëve kryesorë të Amerikës.

Për strategët në Rusi, Kinë, Iran, Korenë e Veriut dhe gjetkë, sistemi ndërkombëtar i Luftës sëFtohtë, është karakterizuar nga pushtimi i përhershëm i territoreve që Shtetet e Bashkuara i vunënënkontroll gjatë Luftës së Dytë Botërore dhe Luftës së Ftohtë, dhe prej të cilave nuk janëlarguar ende, pavarësisht nga rivendosja e supozuar e paqes.

Ushtria amerikane, ushtron një kontroll të fshehtë në të gjitha oqeanet e botës. Liderët nëMoskëdhe në Pekin, zemërohen nga pozita dominante e SHBA-së në Evropë dhe në Azinë e Paqësorit, por ata e dinë se përzënia e Amerikës nga Eurazia, nuk do të jetë një detyrë e lehtë.

Për shumicën e amerikanëve, vendosja e fuqisë së saj ushtarake të SHBA-së në Evropë, AzidheLindjen e Mesme, është tërësisht e justifikueshme në emër të sigurisë ndërkombëtare, sidheinteresit kombëtar.

Por për kundërshtarët e huaj, “Pax Americana”, është një shpërndarje e padrejtë dhe e patolerueshme e fuqisë dhe ndikimit. Ai është një konfiguracion gjeopolitik, që vjen nga njëllojaksidenti historik, që duhet të përmbyset në favor të diçkaje më të drejtë dhe më tëqëndrueshme.

Ashtu siç përfundoi bipolariteti kur Bashkimi Sovjetik, tërhoqi forcat e tij nga Evropa Lindore, dhepushoi të ushtruari një prani të rëndësishme ushtarake në Azinë Lindore, edhe bota unipolaredo tëmarrë fund kur ushtria amerikane të mos jetë më dominuese përgjatë dy krahëve kritikëtëEuroazisë: Gadishullit Evropian, dhe shtetet detare të Azisë Lindore.

Dhe kjo mund të ndodhë në 2 mënyra. Së pari, është e mundur që një konkurrentndërkombëtar(ose grup sfidantësh) të mund të përzërë Shtetet e Bashkuara nga Evropa, Azia osenga të dyja.Për shembull, kjo mund të ndodhë nëse Rusia do të provokojë një luftë tokësore nëEuropë, qëdo të ekspozonte  si premtime boshe angazhimet e SHBA ndaj aleatëve të saj nëEvropënLindore.

Nga ana tjetër, Kina mund të joshë aleatët e Shteteve të Bashkuara në Azinë Lindore, ose arritit’idetyrojë fqinjët e saj të braktisin arkitekturën rajonale amerikane të sigurisë rajonale. Njëmundësitjetër është një aleancë e euro-aziatike, që do ta bënte strategikisht të papërshtatshmepër Shtetet e Bashkuara, mbajtjen e një pranie të madhe ushtarake jashtë shtetit.

Sidoqoftë, bota e sotme unipolare do të përfundojë vetëm kur Shtetet e Bashkuara, tëhumbasinstatusin e tyre gati hegjemonik në Evropë ose në Azinë Lindore.

Do të duhet tëpërmbysenrrethanat gjeopolitike në terren. Dhe presioni nga konkurrentët e huaj, është vetëm njënga rrugëtqë kjo mund të ndodhë.

Shënim: Peter Harris, është asistent profesor i shkencave politike në Universitetin ShtetërortëKolorados, SHBA. /Bota.al

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat