Vizioni artistik i pëllumbeshës Marjeta Zaimi

Art

Vizioni artistik i pëllumbeshës Marjeta Zaimi

Nga: Baki Ymeri Më: 19 dhjetor 2020 Në ora: 07:42
Marjeta Zaimi

Bota e artit është një univers i vërtetë. Arti është veprimtari krijuese artistike, e shpikur nga njeriu, për dallim nga veprat e natyrës, që pasqyron ambientin që na rrethon nëpërmjet riprodhimit të realitetit. Bota e artit është një univers i vërtetë, që ka një histori të gjatë, që nga kohët e lashta e deri në ditët e sotme, e që përfshinë në vete një larmi të madhe dukurishë si: letërsia, arkitektura, muzika, teatri, filmi skulptura, piktura etj. Marjeta Zaimi është piktorja që e shpreh me ngjyra botën artistike sipas këndvështrimit të saj. 

Ajo është një natyrë në vete, një krijesë e talentuar që mundohet gjthmonë të shprehë diçka, të zbulojë e të krijojë diçka që të vejë gjurmë. Arti është mjeshtëri e krijimit personal. Marjeta është artiste  që nga mosha e fëmijërisë. Pikturat e saj e zbulojnë thelbin e vetvetes dhe të shprehjes artistike.

Piktura mund të jetë një pejzash, një portret apo diçka tjetër që varet nga fakti se çka dëshiron të paraqesë krijuesi në atë pikturë.  Një pikturë mund ta realizosh për një ditë, por ka edhe piktura që të marrin kohë më shumë dhe mund të shkojë edhe në dy ditë e më shumë. Piktura duhet të paraqitet me vëmendje, nëse dëshiron që ajo pikturë të dalë sipas planeve tua, duhet të jetë një pikënisje ose një bazë e fortë. Çdo piktor niset prej frymëzimit që e paramendon.

Në perëndim pikturat çmohet shumë, sepse është edhe rrethi i gjerë. Delikatesa është lulja e tokës dhe lulja e diellit, cilësia supreme dhe më e rrallë e shpirtit njerëzor. Nëse njeriut i mungon kjo cilësi, atij i mungojnë të gjitha cilësitë e tjera të shpirtit: frymëzimi, inteligjenca, mirësia, altruizmi, bujaria, fisnikëria, etj. Përsa i përket ideve, kjo cilësi njerëzore transferohet edhe në fushë të krijimeve artistike, sepse pikturat e Marjetës vlerësohen nga hipostazat e tyre internacionale. Veprat e saj përbëjnë një jehonë të bukur të imagjinatës së bujshme dhe të ndjesive të cilat gjithmonë e kanë burimin në jehonat e realitetit dhe në jehonat e aspekteve të rrethanave të jetës reale. Kjo është arsyeja pse realizimet artistike të saj kanë një sfond të realitetit në motivet e brendshme të frymëzimit.

Imazhet e Marjetës nxjerrin në pah elemente të prekshme dhe konkrete. Karakteri sentimental dhe vizioni artistik krijon një sfond të përbashkët për emocionet e thella që e stolisin tërë krijimtarinë e saj në mirazhin e iluzioneve. Pikturave të Marjanës u mungon platforma pornografike. Tensioni sentimental dhe vizional i pikturave të saj gërshetohet me ndjeshmërinë artistike dhe simboliste, si dhe me një hapje të gjerë  ndaj botës universale, që nga Italia e deri Francë e më gjerë.

Të gjitha këto përbëjnë një biografi brilante për përmbushjen e identitetit dhe afirmimin e Shqipërisë në botë. Personaliteti i piktorest theksohet, veçanërisht, nga perspektiva biografike dhe nga përsosja estetike përmes realizimit të një numri të panumërt pikturash të bukura me të cilat ka qenë e nderuar me dekorata e mirënjohje të panumërta në botë. Marjana Zaimi vjen para nesh me një imazh të një delikatesë briliante dhe me një ndjeshmërie të rrallë.

Zonaja Marjeta Spaho Zaimi u lind më 20 qershor 1976 në Lushnjë të Shqipërisë. Fillimisht ishte mësuese kujdestare, por në moshë të njomë i erdhi bursa për studime. Pse? Sepse ishte ekselente në fushë të pikurës. Gjatë shkollimit ajo bënte pikura. Ka studiuar në komunën Germenje të Madh, ku kishte shtëpinë në fshatin Hallvaxhijas. Kur mbaroi shkollën, errdhi bursa për studime në Akademinë e Arteve. Ishte koha komunizmit. Prindërit e Marjanës ishin ballista dhe demokratë.

Në vitin 2015 u vendos në Caltagirone të Sicilisë, ku vayhdoi studimet, pastaj në Gjenevë dhe në Francë. Gjatë komunikimet me të në faqet e Facebokut, Marjana na thotë: ”Nënë Tereza ishte mrekullia e botës, nëna jonë fisnike dhe zemërmadhe e shpirtbujare. Ajo ishte e dashur, fisnike, e afërt, e ndershme, bujare, zemërmadhe, e hareshme, gjithmonë e buzëqeshur, e fortë për nga karakteri dhe e qëndrueshme deri në grahmat e fundit të jetës. Nënë Tereza ishte mishërim i bujarisë dhe ndihmës për nevojtarët. Tërë mirësinë e ndau me të varfërit e botës. Ajo kishte një inteligjencë të jashtëzakonshme. Diskutonte me njerëz të varfër e të pasur, dhe i menaxhonte paratë për të ushqyer indianët, arabët dhe afrikanët.

Në kuadrin e artistëve shqiptarë dhe artistëve italianë të përmasave internacionale, jemi ndër më të njohurit në botë. Fillimisht kam punuar si artiste. Si Pëllumbeshë e Shqipërisë, më ftuan në festën e qeramikës dhe fillova të bëja kokat. Gjashtë koka vetëm unë i bëra. Nga të gjithë të pranishmit, asnjëri nuk bëri gjë më të bukur se unë. RAI dhe gazetarë nga Roma e nga Milano xhironin film për mua dhe prej këtu filloi simpatia dhe karriera ime.”

Më tej, Marjana thekson: „Unë fillova si artiste e lirë dhe shikoja se si gazetarët më simpatizonin kur isha para kamerave televizive, duke më konsideruar si Pëllumbësha e Shqipërisë.

Në fushë të qeramikës në Caltagirone të Sicilisë u bëra e famshme, jo vetëm në Itali, por edhe në Francë, duke qenë e nderuar me çmimin „Miss Princeshë.” Jam ajo që artistët shqiptarë i përfaqësoj si më të mirët në botë. Punova dhe më shumë studiova me plot dashuri për artin dhe qeramikën, dhe kështu fitova famë në fushë të pikurës moderne. Si një shembull të veçantë, Zoti më ka krijuar që në fëmijëri. Kosovarët e kanë një këngë si kjo: „O moj e vogël, e vogël-o, lum nana që të rriti!” Kam bërë pikura për tërë dynianë. Isha një shëmbulli i rrallë për atdheun tim dhe jam krenare që arrita t’i realizoj ëndrrrat e mia, ngase vëtë Zoti më ka lindur për t’u bërë  profesioniste në art, në botën e bukur të artit internacional. Në massmedian fanceze më konsideronin si më e rmira në botë. Pse? Sepse jam shumë serioze angase u linda si artiste që në  fëmijëri duke dëshmuar talentin tim në fushë të pikturës. Më vonë pata fatin të studioj në botën italiane. Kam fituar mirënjohje e certifikata në Milano, në Gjenevë dhe në Francë.” 

Image
Marjeta Zaimi
Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat