Kia dhe Hyundai së shpejti me makinat moderne që kontrollohen nga telefonat e zgjuar - Bota Sot
Kia dhe Hyundai së shpejti me makinat moderne që kontrollohen nga telefonat e zgjuar

Auto

Kia dhe Hyundai së shpejti me makinat moderne që kontrollohen nga telefonat e zgjuar

Më: 7 janar 2019 Në ora: 08:39
Detajet e sistemit ende nuk janë treguar

Telefonat e zgjuar, pritet të kenë rol të rëndësishëm në raport me makinat moderne. Në shtet e ofrohen shërbimet e Uber dhe Lyft, gjithçka kryhet nëpërmjet aplikacioneve telefonike.

Shumë prodhues, ofrojnë makina që mund të hapen, mbyllen dhe ndizen, madje edhe parkohen me urdhrin nga telefoni.

Lista e shërbimeve pritet të zgjatet, me sistemin e avancuar të cilin po e krijon Kia dhe Hyundai. Këta prodhues nga Koreja e Jugut, dëshirojnë që makinat moderne të kontrollohen nga telefonat e zgjuar, nëpërmjet Automated Valet Parking System.

Qëllimi i sistemit, është që t’i kursej shoferët nga rradhët e pritjes në pikat mbushëse të baterive. Vetura do të niset vet dhe do të gjejë pikën e lirë, për të vazhduar më pas në mënyrë autonome në parking.

Detajet e sistemit ende nuk janë treguar, por thuhet se është i mundur vetëm për makinat me nivelin e katërt të vozitjes autonome, që lansohet gjatë vitit 2021.

Image
Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...