Makina që u shit për $19 mln, Alfa Romeo e 1939 blihet me telefon

Auto

Makina që u shit për $19 mln, Alfa Romeo e 1939 blihet me telefon

Më: 10 shkurt 2019 Në ora: 15:17
Alfa Romeo 8C 2900B T

Ky model është një ndër simbolet e periudhës së para luftës së dytë botërore, e vitit 1939,  dhe paraprakisht vlerësohej se do të shitej mes 16 dhe 22 milionë dollarëve. Ankandi filloi me 11.3 milionë dollarë.

Makina cilësohet si tepër e veçantë nga koleksionuesit dhe të apasionuarit pas makinave, sidomos atyre klasike, për shkak të teknologjisë që përmban, përfshirë kompresorë të dyfishtë si dhe një motor 8-cilindërsh, i rrallë për kohën. Makina tashmë do t`i kalojë pronarit të saj të 5-të, i cili e ka blerë për 19 milionë dollarë. Blerësi është një koleksionues makinash nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës i cili e bëri blerjen nëpërmjet telefonit, raporton Scan.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat