Hyundai zbulon detajet e crossoverit të tij më të vogël - Bota Sot
Hyundai zbulon detajet e crossoverit të tij më të vogël

Auto

Hyundai zbulon detajet e crossoverit të tij më të vogël

Më: 10 prill 2019 Në ora: 18:10
Hyundai

Gjigandi i Koresë së Jugut Hyundai ka zbuluar detaje të reja të modelit të tij më të ri Venue.

Megjithëse Kona me 4.165 mm është njëri nga crossover më të vegjël, në Hyundai besohet se tregu ka hapësirë edhe për më të vegjël.

Ky vend do ta përmbushë Venue, i cili do të debutojë javën e ardhshme, dhe ndërkohë, Hyundai ka lëshuar disa foto "teaser".

Ata theksojnë se është një model me dy dyer, edhe pse është e vështirë të pritet që të jetë në prodhim serik në lidhje me statusin e makinave të tilla anembanë botës.

Derisa Venue ngjashëm me Kona ka një dizajn jo-konvencional, i dominuar nga dritat me dy linja, enterieri megjithatë është tradicional.

Butoni i ndërruesit të shpejtësive tregon se do të ketë gjithashtu një transmetim manual si një opsion, ndërsa konsumatorët gjithashtu do të kenë versione të shumta të dizajnit të brendshëm.

Hyundai do të paraqesë modelin Venue më 17 prill në Panairin e veturave në Nju Jork.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...