Mini Cooper i ri që po “lë në baltë” shumë vetura të tjera

Auto

Mini Cooper i ri që po “lë në baltë” shumë vetura të tjera

Më: 26 qershor 2019 Në ora: 10:52
Foto ilustrim

Vetura në fjalë mund të jetë Mini Cooper-i më i shpetjë, që është prodhuar ndonjëherë.

Kalimin në pistën e Nurburgringut të Gjermanisë, nuk kanë arritur shumë makina të vogla ta përfundojnë për më pak se tetë minuta.

Renault Sport Megane Trophy-R e ka kaluar për 7:40, Honda Civic Type R 7:43.8, Volkwagen Golf GTI Clubsport S 7:47.19 dhe Seat Leon Cupra për 7:58.4 janë përfundimet tjera.

Në pistën e garave ka hyrë edhe Mini John Cooper Works, që ka arritur ta kalojë pistën në fjalë për 8 minuta e 23 sekonda, derisa raportohet se modeli i ri, do ta kalojë për një minutë më shpejtë.

Mini Cooper i Ri që do të shfaqet gjatë fundjavës gjatë një gare, për të treguar potencialitetin e tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat