Shfaqet Porsche 911 Cabriolet i ri

Auto

Shfaqet Porsche 911 Cabriolet i ri

Më: 12 shtator 2019 Në ora: 22:36
Foto ilustrim

Makinë me tavan të hapur, që mund të vozitet në të gjitha kushtet klimatike

Frankfurt Motor Show nuk mund të ishte një aktivitet veturash, pa u shfaqur në të edhe një nga veturat më të rëndësishme gjermane.

Shumë modeleve të reja, që i kemi parë deri më tani i është bashkuar edhe Porsche 911 Cabriolet i ri, që ka tavan të hapur.

Nëpërmjet motorit 3.0 litra që ka 379 kuaj fuqi, shpejtësia nga zero deri në 100 kilometra në orë mund të arrihet për katër sekonda. Sistemi i mbylljes së tavanit, në dy forma, mundëson që në të gjitha kushtet klimatike, të ketë mundësi të vozitet.

Blerja e Porsche 911 Cabriolet me kapak të fortë kushton 95 mijë euro, derisa të interesuarit për këtë makinë që ka shtresë të butë sipër që paloset në fund, duhet të paguajnë 107 mijë euro.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat