Rolls-Royce më e shtrenjtë në botë… 11 milionë euro!

Auto

Rolls-Royce më e shtrenjtë në botë… 11 milionë euro!

Më: 6 qershor 2017 Në ora: 21:49
Rolls-Royce

Britanikja Rolls-Royce prezantoi në festivalin e “Villa D’Este” modelin “Sweptail”, një ekzemplar unik i realizuar me porosi nga një i apasionuar shumë i pasur i kësaj marke.

E frymëzuar nga veturat e stilistëve të viteve ’20, ky model tregon se si marka angleze ka arritur të ruajë traditën e saj të madhe edhe në një optikë futuriste, duke i dhënë gjithnjë e më shumë hapësirë personalizimieve për çdo klient.

Si zakonisht, Rolls Royce nuk ka dhënë informacione zyrtare mbi çmimin e paguar për këtë mrekulli mbi rrota, por nga shumë burime pranë qarkullojnë fjalë se klienti ka paguar më shumë se 11 milionë euro.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat