560 të arrestuar për trafik armësh në Amerikën Latine - Bota Sot
560 të arrestuar për trafik armësh në Amerikën Latine

Azia

560 të arrestuar për trafik armësh në Amerikën Latine

Më: 11 mars 2019 Në ora: 14:50
Foto ilustrim

​Kontrollet e kryera në tetë shtete të Amerikës Latine çuan në arrestimin e 560 personave të përfshirë në trafik armësh, njoftoi sot Interpoli.

Ky operacion mobilizoi për një javë, në fund të shkurtit, policët nga Meksika deri në Kolumbi.

Një numër i përgjithshëm prej 857 armësh zjarri, përfshirë dy pushkë  AK47 në Kosta Rika, rreth 40 000  fishekë, 20 granata si dhe u sekuestruan uniforma të ndryshme policore dhe ushtarake.

Përveç arrestimeve, agjencia për bashkëpunim ndërkombëtar të policisë me seli në Lion (Francë) njoftoi ndalimin e një personi të njohur me emrin “Zeus o Mono” i dyshuar si koka e trafikut ndërkufitar që mundësonte furnizimin me armë të ELN-së.

Ai u interceptua ndërsa përpiqej të kalonte ilegalisht nga Guatemala në Hunduras, përpara se t’u dorëzohej autoriteteve kolumbiane.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...