Humb jetën një palestinez nga përplasja e një autobusi izraelit

Azia

Humb jetën një palestinez nga përplasja e një autobusi izraelit

Më: 2 dhjetor 2020 Në ora: 09:54
Foto ilustrim

Një punëtor palestinez ka humbur jetën kur një autobus izraelit përplasi sot një grup punëtorësh afër Kudsit, bëri të ditur një zyrtar izraelit, raporton Anadolu Agency (AA)

Gjashtë palestinezë të tjerë u lënduan, përfshirë një më rëndë në incidentin që ndodhi në hyrjen veriore të Betlehemit, tha për AA, sekretari i Përgjithshëm i Unionit të Punëtorëve të Palestinës, Shaher Saad.

Ende nuk ka ende detaje tjera lidhur me incidentin.

Shoqata palestineze e Gjysmëhënës së Kuqe tha se mjekët e saj kanë trajtuar disa palestinezë të lënduar në vendin e ngjarjes.

Rreth 133 mijë palestinezë me leje speciale punojnë në vendbanimet izraelite në Bregun Perëndimor të okupuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat