15 raste të reja me COVID-19 në Kinë

Azia

15 raste të reja me COVID-19 në Kinë

Më: 7 dhjetor 2020 Në ora: 10:17
Foto ilustrim

Kina ka publikuar bilancin e 24 orëve të fundit me COVID-19.

Kina raportoi 15 raste të reja me COVID-19 në 6 Dhjetor, nga 18 raste një ditë më parë, tha autoriteti kombëtar shëndetësor të hënën (7 dhjetor), raporton Reuters.

Komsioni Kombëtar i Shëndetësisë tha në një deklaratë 12 nga rastet e reja ishin infeksione të importuara me origjinë nga jashtë. Tre infeksione të transmetuara në nivel lokal u raportuan në rajonin e Mongolisë së Brendshme.

Numri i rasteve të reja asimptomatike, të cilat Kina nuk i klasifikon si raste të konfirmuara, u rrit në gjashtë nga dy raste një ditë më parë.

Numri i përgjithshëm i rasteve të konfirmuara COVID-19 në territorin e Kinës tani qëndron në 86,634, ndërsa numri i të vdekurve mbeti i pandryshuar në 4,634.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat