Koreja e Jugut: Ne nuk do të nxitojmë me vaksinimin për COVID-19

Azia

Koreja e Jugut: Ne nuk do të nxitojmë me vaksinimin për COVID-19

Më: 8 dhjetor 2020 Në ora: 10:32
Foto ilustrim

Koreja e Jugut tha të martën se kishte nënshkruar marrëveshje për të siguruar vaksinat për coronavirus për 44 milionë njerëz vitin e ardhshëm, por nuk do të ngutet me përdorimin e tyre për të lejuar më shumë kohë për të vëzhguar efektet anësore të mundshme.

Një qasje e tillë e kujdesshme, sipas Reuters, vjen ndërsa vendi lufton me rastet me coronavirus që autoritetet shëndetësore thonë se kërcënojnë të mbingarkojnë sistemin mjekësor.

Gjithsesi, vende të tjera tanimë kanë filluar me procesin e shqyrtimit, përkatësisht përdorimit të tyre, me Britaninë e Madhe e cila tanimë ka filluar vaksinimin.

Ndryshe, Qeveria e Koresë së Jugut ka porositur 20 milionë doza, nga AstraZeneca Plc, Pfizer Inc dhe Moderna Inc dhe 4 milionë doza të tjera nga Johnson & Johnson’s Janssen, të mjaftueshme për të mbuluar deri në 34 milionë njerëz, ka bërë të ditur ministri i Shëndetësisë, Park Neung-hoo në një konferencë.

Ndërkohë doza shtesë për 10 milionë njerëz do të prokurohen përmes projektit global të vaksinave të Organizatës Botërore të Shëndetësisë, i njohur si COVAX, shtoi ai.

Por pavarësisht rritjes aktuale të rasteve, suksesi relativ i Koresë së Jugut në “shtypjen e valëve të mëparshme” do të thoshte që qeveria nuk kishte nevojë të nxitonte për një vaksinë, tha Park.

“Ne nuk e shohim të nevojshme të fillojmë me nxitim vaksinimin, pa u siguruar që rreziqet e vaksinave janë verifikuar”, tha ai.

Agjencia e Kontrollit dhe Parandalimit të Sëmundjeve e Koresë së Jugut raportoi 594 raste të reja me coronavirus të hënën, duke e çuar totalin e vendit në 38,755, me 552 vdekje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat