Zbulohet se çfarë qëndron prapa “sëmundjes misterioze” në Indi – ekspertët pretendojnë se janë helmuar me kimikale që eliminojnë mushkonjat

Azia

Zbulohet se çfarë qëndron prapa “sëmundjes misterioze” në Indi – ekspertët pretendojnë se janë helmuar me kimikale që eliminojnë mushkonjat

Më: 8 dhjetor 2020 Në ora: 14:07
Foto ilustrim

Ekspertët indianë besojnë se kanë zbuluar shkakun “e sëmundjes misterioze”, që ia ka marrë jetën një personi dhe mbi 400 tjerë i detyroi të kërkojnë ndihmë nëpër spitale, për shkak të vjellave të pandërprera dhe humbjes së vetëdijes.

Kaosi filloi të dielën në qytetin Eluru, kur nëpër spitale filluan të arrijnë dhjetëra pacientë me simptoma të ndryshme. Shumë prej tyre kishin përjetuar sulme epileptike, të vjella dhe kishte prej atyre që kishin humbur vetëdijen.

Autoritetet menjëherë dërguan ekipet e ekspertëve në qytet për të konstatuar se për çfarë bëhet fjalë, dhe në fund doli se nuk bëhet fjalë për kontaminim të ujit.

Pas testeve shtesë, besohet se nuk bëhet fjalë për ndonjë sëmundje. Siç raportojnë mediat lokale, rezultatet preliminare tregojnë se ka ardhur deri te helmimi masiv me kimikale që janë gjetur në pesticide – përkatësisht në sprejin e përdorur në luftimin e eliminimin e mushkonjave.

Përveç kontrollit të ujit të pijshëm, ekspertët po i bëjnë analiza edhe qumështit. Mediat e atjeshme raportojnë se mjekët kanë arritur t’ia stabilizojnë gjendjen shëndetësore pacientëve, dhe se më shumë se 250 prej tyre janë liruar në shtëpi.

Sëmundja misterioze filloi në qendër të qytetit, që më pas të përhapet në periferi. E personat që kishin ankesave, villnin vazhdimisht dhe humbnin vetëdijen. Disa madje kanë qëndruar të shtrirë në tokë duke humbur vetëdijen përmes sulmeve të ngjashme me ato të sëmurëve me epilepsi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat