Iran/ 232 të vdekur nga COVID-19 gjatë 24 orëve

Azia

Iran/ 232 të vdekur nga COVID-19 gjatë 24 orëve

Më: 11 dhjetor 2020 Në ora: 13:40
Ilustrim

232 persona kanë humbur jetën si pasojë e Covid-19 në 24 orët e fundit në Iran.

Gjithashtu, janë regjistruar 9.594 vetëm në një ditë.

Zëdhënësja e Ministrisë së Shëndetësisë, Sima Sadat Lari, tha se bilanci i të infektuarve deri më tani ka arritur në 1.092.617, ndërsa numri i të vdekurve ka shkuar në 51.728.

Lari theksoi se deri më tani janë shëruar 787.853 persona, ndërkohë që 5.760 pacientë janë në gjendje kritike.

Deri më tani, vendi ka kryer 6.611.783 teste.

Koronavirusi në Iran për herë të parë u shfaq në qytetin Qom më 19 shkurt.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat