Kina regjistron 17 raste të reja me COVID-19

Azia

Kina regjistron 17 raste të reja me COVID-19

Më: 15 dhjetor 2020 Në ora: 09:27
Foto ilustrim

Kina ka publikuar bilancin e 24 orëve të fundit me koronavirus.

Kina raportoi 17 raste të reja me COVID-19 më 14 dhjetor, nga 16 raste një ditë më parë, tha autoriteti kombëtar shëndetësor i vendit të martën, raporton Reuters.

Komisioni Kombëtar i Shëndetësisë, në një deklaratë, tha se 14 nga rastet e reja ishin infeksione të importuara me origjinë nga jashtë. Gjithashtu u raportuan edhe tre raste të transmetuara lokalisht, dy në provincën Heilongjiang dhe një në Sichuan.

Numri i rasteve të reja asimptomatike, të pa klasifikuara nga Kina si raste të konfirmuara, ra në tetë nga nëntë një ditë më parë.

Numri i përgjithshëm i rasteve të konfirmuara me COVID-19 në Kinë tani qëndron në 86,758. Numri i të vdekurve mbetet i pandryshuar në 4,634. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat