Kina regjistron 12 raste të reja me COVID-19

Azia

Kina regjistron 12 raste të reja me COVID-19

Më: 16 dhjetor 2020 Në ora: 08:36
Kinë

Kina raportoi 12 raste të reja me COVID-19 në 15 dhjetor, nga 17 raste një ditë më parë, tha të mërkurën autoriteti kombëtar shëndetësor i vendit, raporton Reuters.

Komisioni Kombëtar i Shëndetësisë, në një deklaratë, tha se të gjitha rastet e reja ishin infeksione të importuara me origjinë nga jashtë.

Numri i rasteve të reja asimptomatike, të cilat Kina nuk i klasifikon si raste të konfirmuara, u rrit në nëntë nga tetë një ditë më parë.

Numri i përgjithshëm i rasteve të konfirmuara COVID-19 në territorin e Kinës tani qëndron në 86,770, ndërsa numri i të vdekurve mbeti i pandryshuar në 4,634.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat