Presidenti i Indonezisë, vullnetari i parë i vaksinës kundër COVID-19

Azia

Presidenti i Indonezisë, vullnetari i parë i vaksinës kundër COVID-19

Më: 17 dhjetor 2020 Në ora: 10:26
Joko Widodo

Presidenti indonezian, Joko Widodo ka njoftuar se kur të arrijë vaksina e re kundër koronavirusit të ri (COVID-19) në vend, ai do të jetë vullnetari i parë që do ta marrë atë.

“Unë do të jem marrësi i parë i vaksinës”, tha Widodo, në një deklaratë në kanalin YouTube të pallatit presidencial të Indonezisë Istana Negara.

“Pas mjekëve dhe punonjësve shëndetësorë, i gjithë populli do të jetë në gjendje të marrë vaksinën”, tha Widodo, duke theksuar se ai e mori këtë vendim për të forcuar besimin e shoqërisë indoneziane në vaksinën anti-COVID-19.

Widodo theksoi se vaksina do të jetë falas. Më 6 dhjetor, Indonezia mori 1.2 milionë doza të vaksinës anti-COVID-19, zhvilluar nga kompania kineze Sinovac Biotech.

Deri më tani, në total 636.154 persona janë infektuar në të gjithë vendin me 19.248 të vdekur.

Ndërsa SHBA, India dhe Brazili mbeten vendet më të goditura për sa i përket numrit të rasteve, Evropa është në kthetrat e një vale shkatërruese të dytë të infeksioneve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat