Tërmeti me fuqi prej 5,1 ballë godet ishullin në Japoni

Azia

Tërmeti me fuqi prej 5,1 ballë godet ishullin në Japoni

Më: 18 dhjetor 2020 Në ora: 23:36
Foto ilustrim

Një tërmet me fuqi prej 5,1 ballë ka goditur ishullin Izu Oshima në jug të Tokios, kryeqytetin e Japonisë.

Agjencia meteorologjike japoneze njoftoi se një tërmet me fuqi prej 5,1 ballë është regjistruar pasdite sipas kohës lokale në ishullin Izu Oshima.

Bëhet e ditur se tërmeti, që ndodhi në thellësi të vogël, u ndje në ishujt përreth.

Nuk është lëshuar alarm për cunami.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat