Shënohen rastet e para me variantin e ri të COVID-19 edhe në një shtet tjetër

Azia

Shënohen rastet e para me variantin e ri të COVID-19 edhe në një shtet tjetër

Më: 28 dhjetor 2020 Në ora: 19:29
Ilustrim

Koreja e Jugut ka konfirmuar rastet e para me variantin e ri të COVID-19, që së pari u identifikua në Britani.

Agjencia për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve e Koresë tha të hënën se rastet janë konfirmuar në një familje prej tre anëtarësh të cilët erdhën në Korenë e Jugut më 22 dhjetor.

Ata kishin arritur një ditë para se Koreja e Jugut ndaloi udhëtimet nga Britania deri më 31 dhjetor për të parandaluar përhapjen e variantit të ri të virusit.

Të tre personat janë tashmë në karantinë, raporton AP.

Koreja Jugore të hënën ka regjistruar 808 raste me koronavirus, në gjithsej 57,680 dhe 819 të vdekur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat