Alarm në Korenë e Jugut, më shumë vdekje se sa lindje

Azia

Alarm në Korenë e Jugut, më shumë vdekje se sa lindje

Më: 5 janar 2021 Në ora: 14:29
Foto ilustrim

Për herë të parë, Koreja e Jugut regjistroi më shumë vdekje sesa lindje në vitin 2020, duke ngritur alarm të ri në vend që tashmë ka normën më të ulët të lindjeve në botë.

Vetëm 275,800 foshnje kanë lindur vitin e kaluar, me 10% më pak se gjatë vitit 2019. Rreth 307,764 njerëz vdiqën.

Shifrat kanë shtyrë Ministrinë e Brendshme të kërkojë “ndryshime thelbësore” në politikat e saj.

Përveç presionit të shtuar mbi shpenzimet publike ndërsa kërkesa për sistemet e kujdesit shëndetësor dhe pensionet rriten, një rënie e popullsisë së të rinjve gjithashtu çon në mungesa të fuqisë punëtore që kanë një ndikim të drejtpërdrejtë në ekonomi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat