Tmerr në Pakistan, e mitura përdhunohet, vritet dhe digjet

Azia

Tmerr në Pakistan, e mitura përdhunohet, vritet dhe digjet

Më: 6 janar 2021 Në ora: 09:38
Ilustrim

Tmerr në Pakistan, ku një vajzë pesë vjeçare u rrëmbye, u përdhunua dhe më pas u godit në kokë, u dogj dhe më në fund u hodh në një kosh mbeturinash.

Ngjarja ka ndodhur në Karaçi, ku policia ka ndaluar një person të dyshuar. Mbetjet e vajzës së vogël u gjetën në plehra, jo shumë larg shtëpisë.

Familja e vajzës i përket minoritetit pashtun dhe kishte migruar në Karaçi nga provinca Khyber, në kufirin me Afganistanin.

Familja ngriti alarmin të premten në mbrëmje, pasi Marwa e vogël doli për të blerë ëmbëlsira dhe nuk erdhi kurrë në shtëpi.

Hashtagu "JusticeforMarwa" po qarkullon prej ditësh në rrjetet sociale pakistaneze, ku kërkohet me forcë dënimi me varje për përgjegjësit.

Sipas një raporti të fundit nga OJQ-ja për Mbrojtjen e Fëmijëve, "Sahil", të paktën 13 djem dhe 12 vajza u përdhunuan dhe u vranë në Karaçi në gjashtë muajt e parë të vitit 2020, disa edhe pas përdhunimeve në grupe. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat