Vendi që do të vaksinojë të rinjtë të parët

Azia

Vendi që do të vaksinojë të rinjtë të parët

Më: 13 janar 2021 Në ora: 17:06
Foto ilustrim

Indonezia ka përgatitur një program vaksinimi kundër COVID-19 për të frenuar përhapjen e koronavirusit dhe për të ecur përpara me ekonominë e saj.

Por ky vend vaksinimin po e bën krejt ndryshe nga vendet e tjera të botës. Moshat e reja janë përzgjedhur për t’u vaksinuar më përpara se ato të vjetrat, pas punëtorëve të vijës së parë të frontit.

Njerëzit që punojnë nga mosha 18 deri në 59 vjeç parashihen të vaksinohen më përpara

Presidenti Joko Widodo, 59 vjeç, ishte personi i parë në vend që mori vaksinën të mërkurën. Nënkryetari Ma’ruf Amin, 77, nuk do ta marrë dozën pasi është shumë i moshuar.

Por, pse është zgjedhur kjo metodë?

Profesor Amin Soebandrio, i cili është në bordin që ka këshilluar qeverinë për strategjinë e saj, ka thënë se arsyeja ishte që duhet dhënë përparësi rinisë meqë punojnë dhe janë ata që dalin nga shtëpia lëvizin në gjithë vendin dhe më pas kthehen te familjet e tyre.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat