Në Kinë, akullorja rezulton pozitiv me koronavirus

Azia

Në Kinë, akullorja rezulton pozitiv me koronavirus

Më: 15 janar 2021 Në ora: 23:37
Foto ilustrim

Një akullore në Kinë ka rezultuar me koronavirus.

Kjo u konfirmua pasi tre mostra të saj testuan pozitive për virusin.

Autoritetet antipandemike, në Bashkinë Tianjin të Kinës veriore, po gjurmojnë tashmë njerëz që mund të kenë qenë në kontakt me sasinë e cila ishte prodhuar nga një kompani ushqimesh.

Të gjithë produktet e prodhuara nga firma janë vulosur dhe përmbajtur pasi mostrat që ajo dërgoi në qendrën komunale për kontrollin e sëmundjeve këtë javë rezultuan pozitive për koronavirus.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat