Kina ndërton kampin gjigand të karantinimit

Azia

Kina ndërton kampin gjigand të karantinimit

Më: 21 janar 2021 Në ora: 23:13
Kinë

Kina po mundohet të ndërtojë një kamp karantinimi që mund të strehojë më shumë se 4 mijë njerëz.

Ky vendim u mor pas shpërthimit të Covid-19 këtë muaj, i cili ka izoluar miliona njerëz.

Kampi i karantinës është vendosur në periferi i Shijiazhuang në afërsi të Pekinit, ndërkohë që autoritetet e kanë projektuar këtë kamp për të strehuar familjarët apo kontaktet e ngushta të të infektuarve.

Fillimisht kampi është planifikuar për një kapacitet prej 3 mijë personash, por lindi nevoja për 4160 vende. Faza e parë e ndërtimit ka përfunduar për 6 ditë, ndërkohë që ka nisur më 13 janar. Punëtorët kanë punuar 24 orë pa pushim.

Çdo dhomë e parafabrikuar pritet të ketë një madhësi prej 18 metrash katrorë dhe do të vijë me një banjo dhe dush, tavolinë, karrige, shtretër,Wi-Fi dhe një televizor.

Pak kohë më parë Kina arriti të ndërtojë një spital Covid me 1000 shtretër për vetëm 10 ditë.

Të mërkurën, Kina raportoi 144 raste të reja të konfirmuara dhe 113 infeksione asimptomatike, të cilat numërohen veçmas. Rastet janë shpërndarë në të paktën gjashtë provinca.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat