Ekzekutohet me sëpatë pasi kapi priftin dhe murgeshën duke bërë marrëdhënie seksuale, vrasësit zbulohen pas tre dekadash

Azia

Ekzekutohet me sëpatë pasi kapi priftin dhe murgeshën duke bërë marrëdhënie seksuale, vrasësit zbulohen pas tre dekadash

Më: 25 janar 2021 Në ora: 07:20
Ilustrim

27 marsin e vitit 1992, hetuesit në Kerala, në jug të Indisë u gjenden përpara një skene të tmerrshme: një murgeshë e re ishte masakruar me sëpatë e trupi i saj qe hedhur në një pus.

Ajo kishte plagë të shumta në trup, një frakturë në kafkë por asgjë që të tregonte se përse vajza e re duhet të meritonte një fund të tillë. Vrasja e motër Abhayas mbeti e rrethuar me mister për një kohë të gjatë. Por e vërteta nuk mund të fshihet përgjithmonë. 27 vjet më vonë, autorët e vrasjes makabre kanë dalë përpara drejtësisë.

Ata janë një prift dhe një tjetër murgeshë e manastirit, të cilët e reja fatkeqe i kishte kapur në flagrancë në një akt intim kur qe ngritur natën e kishte shkuar në kuzhinë.

Për të fshehur marrëdhënien e tyre të jashtëligjshme, dyshja e vrau mizorisht e për shumë kohë arriti t`ia hedhë paq. At Thomas Kottoor dhe murgesha e lidhur mund edhe t`i kishin shpëtuar drejtësisë, po të mos ishte për presionin e madh që ushtruan aktivistët mbi autoritetet vendase, si dhe këmbënguljen e babait të vajzës së vrarë, i cili nuk u dorëzua kurrë por vazhdoi luftën e tij derisa i pa vrasësit e së bijës prapa hekurave.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat