Nëntë punëtorë gjenden të vdekur pas shpërthimit në një minierë të Kinës

Azia

Nëntë punëtorë gjenden të vdekur pas shpërthimit në një minierë të Kinës

Më: 25 janar 2021 Në ora: 11:51
Foto ilustrim

Nëntë minatorë kinezë janë gjetur të vdekur një ditë pasi 11 kolegë të tyre u shpëtuan pas dy javësh të bllokuar në një minierë ari në provincën Shandong.

Kryetari i bashkisë së qytetit Yantai u citua nga transmetuesi shtetëror CCTV të konfirmonte vdekjet.

Një minator mbetet i zhdukur, raporton BBC.

Minatorët u bllokuan në minierën Hushan kur hyrja në tunel u shemb pas një shpërthimi në 10 janar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat