Indi/ Morën “mesazh” për t’i sakrifikuar, prindërit vrasin dy vajzat e tyre

Azia

Indi/ Morën “mesazh” për t’i sakrifikuar, prindërit vrasin dy vajzat e tyre

Më: 26 janar 2021 Në ora: 09:51
Foto

 Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Andhra Pradesh, ku u vranë dy vajza nga prindërit e tyre.

Padmaja dhe bashkëshorti i saj i saj Purushottam Naidu deklaruan se kishin marrë një mesazh për të sakrifikuar vajzat e tyre. Viktimat u identifikuarn si Alekhya, 27 vjeçe dhe Sai Divya, 22 vjeçe.

“Anëtarët e familjes kanë pasur sjellje të çuditshme që prej shpërthimit të pandemisë së Covid-19. Ata qëndruan të izoluar në shtëpinë e tyre për pjesën më të madhe të kohës”, njoftoi policia.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e së dielës, ndërsa banorët e zonës dëgjuan zëra të çuditshëm dhe të zhurmshëm nga shtëpia e tyre. Ata njoftuan menjëherë policinë, të cilët gjetën trupat e pajetë të vajzave.

Njëra ishte lënë në një dhomë, ndërsa tjetra ishte mbuluar me një rrobë të kuqe dhe ndodhej në një dhomë tjetër.

“Çifti dukej tepër supersticioz pasi kërkuan që të mbanin trupat në shtëpi për një ditë pasi vajzat do të ktheheshin në jetë”, njoftoi policia.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat