Koreja e Veriut vjedh të dhënat e shkencëtarëve të huaj për të krijuar vaksinën antiCOVID-19

Azia

Koreja e Veriut vjedh të dhënat e shkencëtarëve të huaj për të krijuar vaksinën antiCOVID-19

Më: 27 janar 2021 Në ora: 14:56
Kim Jong Un

Koreja e Veriut ka filluar të zhvillojë vaksinën kundër koronavirusit duke përdorur të dhënat e ‘hakuara’ nga shkencëtarët e huaj.

Pavarësisht deklaratave të liderit suprem Kim Jong Un se nuk është shënuar asnjë rast pozitiv me Covid-19, zhvilluesit e vaksinës pritet ta testojnë produktin e tyre tek njerëzit me simptoma të virusit.

“Daily NK” raporton se shkencëtarët në Universitetin Kim Il Sung po përdornin ekspertiza nga aktivitetet e të tjerëve, të cilat i kanë siguruar në mënyrë ilegale për të vazhduar punën e tyre në Institutin e Kërkimeve Biologjike.

Vjedhja e të dhënave është bërë vitin e kaluar para se të autorizohej ndonjë vaksinë në Europë apo SHBA. Partia në pushtet në Korenë e Veriut kishte krijuar një njësi të specializuar të quajtur “Bureau 325” kushtuar inteligjencës së piraterisë në Covid-19, përfshirë vaksinat.

Duke marrë urdhra direkt nga komiteti qendror i partisë, thuhet se gjithçka i raportohej motrës së Kim Jong Un. Bazuar në aktivitetet e piraterisë në fund të vitit të kaluar, shkencëtarët kanë filluar testimin e produktit të tyre mbi pacientë me simptoma të ngjashme me ato të shkaktuara nga Covid-19.

Burimi tha që provat e fazës së parë dhe të dytë kanë përfunduar ndërsa pritet të përfundojnë dhe ato të fazës së tretë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat