Arrestohen më shumë se 80 kinezë që shisnin vaksina false me çmime të larta

Azia

Arrestohen më shumë se 80 kinezë që shisnin vaksina false me çmime të larta

Më: 1 shkurt 2021 Në ora: 16:47
Foto

Policia ka arrestuar më shumë se 80 persona të përfshirë në shitjen e vaksinave të falsifikuara në tre qytete kineze që nga shtatori i vitit 2020.

Arrestimet u bënë në Jiangsu, Pekin dhe Shandong gjersa CNN-i raporton se agjencia e lajmeve, Xinhua ka njoftuar se janë kapur tre mijë vaksina të rreme.

Xinhua deklaroi se Ministria Kineze e Sigurisë Publike po heton mashtrimet në lidhje me prodhimin dhe falsifikimin e vaksinave.

Policia zbuloi se nga shtatori i vitit 2020, ata që ishin të përfshirë në operacionin kriminal “bënë fitime të mëdha duke shitur vaksina të rreme me çmime të larta”.

Kina po vaksinon popullatën e saj me vaksinat Sinovak dhe Sinofarm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat