Talibanët kundërshtojnë qëndrimin e trupave amerikane në Afganistan

Azia

Talibanët kundërshtojnë qëndrimin e trupave amerikane në Afganistan

Më: 22 shkurt 2021 Në ora: 13:26
Foto ilustrim

Talibanët e kundërshtojnë qëndrimin e mëtejshëm të trupave amerikane dhe atyre të huaja në Afganistan.

Edhe pse kishte premtuar tërheqjen e ushtarëve të vet nga 1 maji i vitit 2021, Uashingtoni raportohet se ka vendosur ta shtyjë datën reale në një kohë të papërcaktuar.

“Luftëtarët tanë nuk do e pranonin kurrë zgjatjen e afateve. Nëse marrëveshja shkelet, atëherë sigurisht populli i Afganistanit do të ngrihet të mbrohet, siç ka bërë prej 20 vitesh,” deklaroi zëdhënësi i lëvizjes militante.

Vitin e kaluar talibanët u zotuan se do të përpiqeshin të arrinin paqen me qeverinë e Afganistanit në këmbim të largimit të prezencës së huaj ushtarake.

Nga ana e vet, Uashingtoni kërkoi që fundamentalistët të mos bashkëpunonin me grupet e tjera terroriste në vend.

Talibani mësohet se nuk e ka përmbushur këtë pikë, pasi përplasjet e dhunshme në Afganistan vazhdojnë si më parë.

“Natyrisht që është një vendim i vështirë. Jemi në dilemë s po të qëndrojmë përtej 1 majit, rrezikojnë edhe më shumë dhunë, edhe më shumë sulme kundër trupave tona,” deklaroi javën e kaluar, shefi i NATO-s, Jens Stoltenberg.

Talibanët thonë se janë për zgjidhje diplomatike por në muajin maj do vendosin si do i përgjigjen mundësisë së mos-tërheqjes së trupave në datën e përcaktuar.

Militantët thonë se nëse nuk do të gjendeshin rrugëzgjidhje diplomatike, alternativë tjetër mbetet lufta.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat