Atentat ministrit të Brendshëm, reagon qeveria

Azia

Atentat ministrit të Brendshëm, reagon qeveria

Më: 22 shkurt 2021 Në ora: 13:59
Abdul Hamid Mohammed Dbeibah

Qeveria e re e Libisë dënoi përpjekjen për atentat ndaj ministrit të Punëve të Brendshme, Fathi Bashagha.

Kryeministri Abdul Hamid Mohammed Dbeibah në një deklaratë të përbashkët nga llogaria e tij në Twitter me kryetarin e Këshillit Presidencial në Libi, Mohammad Younes Menfi tha se e dënojnë fuqimisht përpjekjen për atentat ndaj ministrit Bashagha.

Në deklaratën ku gjyqësori dhe forcat e zbatimit të ligjit ftohen të kryejnë detyrën, bëhet thirrja për fillimin e një hetimi transparent dhe të denjë për ngjarjen dhe ndaj personave të përfshirë në ngjarje.

Dbeibah dhe Menfi shprehën ngushëllimet e tyre për personin që humbi jetën në ngjarje.

Në një deklaratë nga Këshilli i Lartë i Shtetit, thuhet se dënojnë hapjen e zjarrit ndaj ministrit të Brendshëm që ishte në lëvizje në rajonin Janzour.

Në një deklaratë nga Ministria e Brendshme e Libisë, thuhet se më 21 shkurt rreth orës 15:00 sipas kohës lokale, ndaj ministrit Bashagha u hap zjarr me armë të rënda nga një automjet ‘pikap’ kundër autokolonës së ministrit i cili ishte duke shkuar drejt banesës të tij në rajonin Janzour në perëndim të Tripolit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat