Torturoi shërbyesen dhe më pas e vrau, gruaja e policit pranon krimin

Azia

Torturoi shërbyesen dhe më pas e vrau, gruaja e policit pranon krimin

Më: 26 shkurt 2021 Në ora: 00:57
Foto ilustrim

Gruaja e një oficeri policie në Singapor ka pranuar se la pa ngrënë, torturoi dhe në fund vrau punonjësen nga Mianmari.

Punonjësja thuhet se peshonte vetëm 24 kilogram kur vdiq nga plagët, në incidentin e vitit 2016. Prokurorët i kanë quajtur veprimet e Gaiyathiri Murugayan “të mbrapshta dhe krejt çnjerëzore”.

Grupet e të drejtave të njeriut kanë ngritur shqetësime rreth mënyrës se si janë trajtuar punëtorët e huaj të vendit, shumë prej të cilëve vijnë nga vendet fqinje në Azi.

Të martën, Murugayan, 40 vjeçe, u deklarua fajtore në një gjykatë të Singaporit për 28 akuza, duke përfshirë vrasjen e Piang Ngaih Don. Nëse dënohet, ajo mund të burgoset përjetë.

Për afër 10 muaj, shërbëtorja, zonja Piang Ngaih Don, sulmohej fizikisht pothuajse çdo ditë, privohej nga ushqimi dhe detyrohej të bënte dush me derën e tualetit hapur.

Në 12 ditët e fundit të jetës së saj, ajo ishte e lidhur në grilën e dritares natën ndërsa flinte në dysheme, raporton The Straitstimes.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat