Ushtria e Birmanisë pushon nga puna ambasadorin e vendit në OKB

Azia

Ushtria e Birmanisë pushon nga puna ambasadorin e vendit në OKB

Më: 27 shkurt 2021 Në ora: 22:11
Birmani

Ushtria e Birmanisë ka përjashtuar nga puna ambasadorin e vendit në Kombet e Bashkuara, Kyaw Moe Tun, pasi ai bëri thirrje për ndihmë për të larguar ushtrinë nga pushteti, raporton BBC.

Në një fjalim emocional, Kyaw Moe Tun, ka thënë se askush nuk duhet të bashkëpunojë me ushtrinë derisa të kthehet pushtetin te qeveria e zgjedhur në mënyrë demokratike.

Gjatë ditës së sotme, ushtria birmaneze i dha goditjet e radhës protestueseve.

Mediat lokale kanë raportuar se dhjetëra u arrestuan dhe se një grua u qëllua për vdekje në qytetin Monwya. Gjendja e saj ende nuk është e qartë.

Vendi është tronditur nga protestat që kur udhëheqësit e lartë të qeverisë, duke përfshirë udhëheqësen Aung San Suu Kyi, u rrëzuan dhe u arrestuan pasi Ushtria mori pushtetin më 1 shkurt.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat