​Forcat e sigurisë vrasin 33 protestues në Mianmar

Azia

​Forcat e sigurisë vrasin 33 protestues në Mianmar

Më: 3 mars 2021 Në ora: 17:50
Mianmar

Të paktën 33 protestues u vranë sot nga forcat e sigurisë së Mianmar, i cili është numri më i madh i viktimave që nga fillimi i protestës kundër grusht-shtetit ushtarak më 1 shkurt.

Raporti i AP thotë se të dhënat për viktimat janë marrë nga media lokale dhe në bazë të informacionit në rrjetet sociale, si dhe se për shumicën e viktimave jepen të dhëna personale - emri, mbiemri, mosha, vendi i banimit dhe koha dhe vendi ku vdiqën.

Sipas të dhënave nga burime të pavarura që kërkuan anonimat nga frika e shtypjes, 18 protestues u vranë sot në Yangon, njoftoi korrespondenti i AP.

"Kam dëgjuar shumë të shtëna me armë të vazhdueshme. Unë u shtriva në tokë, ata qëlluan shumë dhe pashë dy të vrarë," tha për Reuters protestuesi i Kaung Piae, Sone Tun (23).

Forcat e sigurisë hapën zjarr pothuajse pa paralajmërim në disa qytete, konfirmuan dëshmitarët, dhe junta duket më e vendosur se kurrë për të ndaluar protestat.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat