Rritet numri i policëve që refuzojnë t’u binden urdhrave të juntës ushtarake në Mianmar

Azia

Rritet numri i policëve që refuzojnë t’u binden urdhrave të juntës ushtarake në Mianmar

Më: 6 mars 2021 Në ora: 06:49
Mianmar

Numri i policëve që refuzojnë t’u binden urdhrave të juntës ushtarake në Mianmar është rritur në më shumë se 100 në ditë pas një goditjeje të përgjakshme të protestuesve kundër grusht shtetit.

Më shumë se 60 persona janë vrarë dhe mbi 1.000 janë arrestuar gjatë një serie demonstratash kundër grusht shtetit në qytete dhe qyteza të Mianmarit duke kundërshtuar ligjin ushtarak pas grusht shtetit më 1 shkurt. Ditët e 28 shkurtit dhe 3 marsit ishin më të përgjakshme që nga grushti i shtetit.
Sipas raporteve të mediave lokale, pas shtypjes së përgjakshme të protestuesve, një numër policësh u bashkuan me lëvizjen kundër juntës.

Media lokale “Irrawaddy” njoftoi se numri i policëve që ka ndërruar anën është rritur në më shumë se 100. Grupi i parë i dezertimit të oficerëve të policisë ndodhi në Loikaw, kryeqyteti i shtetit më të vogël të vendit-Kaya, gjatë javës së parë të protestave kundër grusht shtetit. Pamjet e lëvizjes dramatike në të cilën 49 oficerë protestues të policisë u mbrojtën nga protestuesit u publikuan në mediat sociale nga selia me bazë në Loikaw Kantarawaddy Times më 10 shkurt.

Ushtruesi i detyrës së kolonelit të policisë Tin Min Tun i Departamentit të Policisë Yangon ishte oficeri i rangut më të lartë që iu bashkua lëvizjes për mosbindje civile këtë javë. Në një video-mesazh dërguar një medie tjetër lokale, “Mizzima News”, Tin Min Tun tha se policia dhe ushtarët kishin kaluar vijën e kuqe, duke përmendur vrasjen e protestuesve kundër grusht shtetit në qytetin Yangon të Okalapas Veriore të mërkurën.

“Njerëzit në Okalapa Veriore ishin civilë të paarmatosur në mënyrë paqësore që kërkonin rivendosjen e demokracisë. Ata ishin kryesisht të rinj që mbronin të drejtat e tyre”, tha ai në video. “A nuk ndiheni të turpëruar për vrasjen e këtyre njerëzve? Ju djema po veproni më keq se sa keni vepruar në fushën e betejës”, deklaroi ai. Pas ditës më të përgjakshme të trazirave të mërkurën që la të paktën 37 persona të vdekur, shumë oficerë të policisë kanë refuzuar të marrin urdhra nga junta ushtarake.

BBC Servisi i Burmas raportoi këtë javë se më shumë se 70 oficerë të policisë kanë braktisur radhët dhe janë bashkuar me lëvizjen kundër juntës.
Largime nga radhët e policisë u raportuan gjithashtu edhe në shtetin Verior Kachin në kufi me Kinën, shtetin Chin në kufi me Indinë dhe rajonin jugor bregdetar të Tanintharyi këtë javë. Ngun Hnin Thang ishte në mesin e oficerëve të policisë që kundërshtuan urdhrin e ushtrisë për të qëlluar protestuesit në qytezën Falam të shtetit Chin.

“Si mund të qëllonim protestues paqësorë? Është si të vrasim anëtarët e familjes sonë. Kjo është arsyeja pse ne nuk pranuam të merrnim urdhra”, tha ai për AA përmes një mesazhi. Ai tha se është fshehur për të shmangur arrestimin nga policia por u zotua se do të vazhdojë të mbështesë lëvizjen kundër grusht shtetit.

“Mianmar NOW”, një media e njohur në vend, gjithashtu raportoi të martën se në shenjë solidariteti me protestuesit kundër grusht shtetit, 12 ushtarakë të Mianmarit iu bashkuan Unionit Kombëtar Karen (KNU), një organizatë politike e krahut të armatosur që pretendon të përfaqësojë popullatën e shtetit Karen.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat