Papa Françesku përfundon udhëtimin në veriun e Irakut të shkatërruar nga lufta

Azia

Papa Françesku përfundon udhëtimin në veriun e Irakut të shkatërruar nga lufta

Më: 7 mars 2021 Në ora: 09:32
Papa Françesku

Papa Françesku vizitoi të dielën veriun e Irakut të shkatërruar nga lufta, duke udhëtuar në zonat që ishin dëmtuar më shumë nga ekstremistët e Shtetit Islamik.

Si pjesë e ditës së fundit të vizitës së parë papale në vend, Papa 84-vjeçar do të lutet për viktimat e luftës në Irak në zonat ku pakica e krishterë irakiane u largua nga militantët.

Papa Françesku po viziton Irakun për të inkurajuar komunitetet e të krishterëve të qëndrojnë pavarësisht viteve të luftës dhe persekutimit.

Të shtunën, ai u takua me një klerik të fuqishëm, Shiia, Ajatollah Grandi Ali al-Sistani, i cili tha se të krishterët irakianë duhet të ishin në gjendje të jetonin në paqe.

Papa Françesku gjithashtu mbajti një mbledhje historike ndërfetare, duke u dhënë një mesazh të bashkëjetesës paqësore për komunitetet.

Të dielën, ai do të udhëtojë në qytetin verior të Mosulit, i cili është dëmtuar gjerësisht në luftën kundër ISIS, për t’u lutur për viktimat e luftës në Irak.

Papa Françesku do të udhëtojë me helikopter nëpër fushat e Nineveh në komunitetin e vogël të krishterë të Qaraqosh, ku vetëm një pjesë e familjeve janë kthyer pasi kishin ikur nga sulmi i ISIS në vitin 2014.

Në fund të ditëes së tij të fundit, ai do të mbajë meshën në një stadium në Irbil, një qytet në rajonin gjysmë autonom të Irakut Kurd. Mijëra qytetarë pritet të marrin pjesë pavarësisht pandemisë COVID-19.

Papa Françesku shpreson të japë një mesazh shprese, të theksuar edhe më shumë nga natyra historike e vizitës dhe fakti që është udhëtimi i tij i parë ndërkombëtar që nga fillimi i pandemisë së koronavirusit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat