Irani thotë se mori 150,000 doza të vaksinave nga India

Azia

Irani thotë se mori 150,000 doza të vaksinave nga India

Më: 11 mars 2021 Në ora: 12:36
Foto ilustrim

Irani ka marrë një dërgesë prej 150,000 dozash të një vaksine indiane Covid-19, Covaxin, njoftoi media lokale të enjten, ndërsa republika islamike lufton shpërthimin më vdekjeprurës të sëmundjes në Lindjen e Mesme, shkruan France24.

"Dërgesa e vaksinës koronavirus nga India mbërriti në aeroportin Imam Khomeini (të Teheranit) që përmban 150,000 doza," i tha agjensisë së lajmeve ISNA zëvendës shefi i doganave Mehrdad Jamal Arvanaghi.

Irani, i cili është në muajin e tij të dytë të një fushate vaksinimi, do të marrë 375,000 doza të tjera nga India javën e ardhshme, njoftoi kreu i marrëdhënieve me publikun i ministrisë së shëndetësisë Kianoush Jahanpour në Twitter.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat