Fabrika indiane që prodhon 6.000 shiringa për minutë

Azia

Fabrika indiane që prodhon 6.000 shiringa për minutë

Më: 21 mars 2021 Në ora: 09:00
Kërkesat për shiringa nga fabrika e tij janë rritur shumë muajve të fundit

Shiringat aktualisht po përdoren shumë në të gjithë botën për shkak të vaksinimit kundër COVID-19.

Një fabrikë në Indi prodhon 6.000 shiringa për minutë. Rajiv Nath, udhëheqës i kësaj fabrike e cila është fabrika më e madhe e shiringave në këtë shtet ka thënë se ai po refuzon deri në 40 kërkesa për shiringa nga e gjithë bota.

Kërkesat për shiringa nga fabrika e tij janë rritur shumë muajve të fundit si pasojë e rritjes së nivelit global të vaksinimit kundër koronavirusit.

Aktualisht fabrika është duke prodhuar deri në 4 milion shiringa brenda ditës mirëpo Nath ka deklaruar se edhe kjo sasi nuk është e mjaftueshme aktualisht, shkruan BBC. Sipas tij, bota ka nevojë për 10 miliardë shiringa për të vaksinuar vetëm 60 % të popullatës së saj.

Ai shpreson se një koordinim më i mirë ndërmjet Organizatës Botërore të Shëndetësisë, qeverive nëpër botë dhe prodhuesve të shiringave do të ndikojë në një bashkëveprim më të mirë në aspektin e rritjes së prodhimit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat